×
  • Sport
  • Sport

    Mërgim Berisha nominohet për “Ekipin e vitit në Bundesligë”

    Insajderi
    26 April 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse kanë mbetur edhe pesë xhiro pa përfunduar sezoni në Bundesligë, tashmë është koha për t’i bërë llogaritë për edicionin 2022/23.

    Futbollisti kosovar Mërgim Berisha është përfshirë në listën e lojtarëve të nominuar për “Ekipin e sezonit” (TOTS).

    Që nga e marta mbrëma (19:00) tifozët mund të votojnë për “Ekipin e vitit në Bundesligë” në “FIFA 23”, të cilën Liga e Futbollit Gjerman (DFL) e zgjodhi me mbështetjen e EA SPORTS, njofton uebfaqja e klubit të Berishës, Augsburg.

    Një total prej 40 lojtarësh, të cilët impresionuan veçanërisht këtë sezon, u zgjodhën në këtë listë.

    Me 9 gola dhe 4 asistime, përfaqësuesi i ri i Gjermanisë u bë njëri prej kandidatëve.

    “Ekipi i Vitit” do të zgjidhet nga votat e tifozëve (40 për qind), gjykimi i një jurie ekspertësh (30 për qind) dhe nga votat e 18 kapitenëve të ekipeve të Bundesligës (30 për qind).

    11 lojtarët më të mirë do të jenë pjesë e “Bundesliga TOTS” nga EA SPORTS dhe do ta fitojnë një përmirësim domethënës të vlerave në “FIFA 23”.

    Votimi i fansave do të vazhdojë deri të premten, më 28 prill, në orën 19:00.

    Vendimi final i “Ekipit të vitit” do të zbulohet të premten e 12 majit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark