Vedat Muriqi mund të kthehet në Superligën e Turqisë, ku po kërkohet nga Galataray.
Sulmuesi i Mallorcas pati një sezon të shkëlqyer në La Liga, duke shënuar 15 gola dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve turq, që duan t’i besojnë repartin e avancuar.
Mallorca kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e Muriqit, shifër kjo e konsideruar e lartë nga skuadra nga Stambolli, që gjithsesi mbetet e vendosur të rikthejë sulmuesin në Turqi.
Muriqi shihet zëvendësues i argjentinasit Mauro Icardit, i cili është kthyer te PSG-ja.
Negociatat për Muriqin ndiqen me vëmendje edhe nga klubi i Lazios, që ruan ende 45% të kartonit të Muriqit dhe në rast shitjeje për 20 milionë euro, do të merrte plot 9 milionë. Kujtojmë që Muriqi u transferua nga Fenerbahçe te Lazio për më shumë se 20 milionë euro, me këmbënguljen e Igli Tares.