×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Merret vendimi për birrat në “Katar2022”

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët prezent në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar, do të kenë të mundur që brenda stadiumeve të konsumojnë vetëm birra joalkoolike.

    Ani pse birra është pija e preferuar e tifozëve në Kupën e Botës, duke marrë parasysh se ajo do të zhvillohet në vende ku konsumimi i birrës është i ndaluar me ligj, tifozët do të duhet të përshtaten me rregullat e Katarit.

    Tifozët do të mundë të blejnë birra deri tri orë para fillimit të lojës dhe një orë pas përfundimit të ndeshjes në një hapësirë të dizajnuar për këtë punë.

    Sidoqoftë, rregullat rreth konsumimit të alkoolit gjatë ndeshjeve kanë mbetur të paqarta deri tash.

    Mediumi britanik “The Sun”, ka njoftuar se e vetmja birrë të cilën do të mundë ta përdorin tifozët brenda stadiumeve është ajo joalkoolike “Budweiser Zero”, e cila kushton gati 7 euro.

    Zëdhënësi i Budweiser theksoi: “Ne jemi duke biseduar nga afër me FIFA-n, e cila po i menaxhon marrëdhëniet me autoritetet e Katarit, në mënyrë që ta lejojnë aktivitetin tonë në këtë turne. Rregullat janë duke u respektuar dhe në përputhje me rregullat që lidhen me autoritetet lokale. Ne i respektojmë gjithmonë konsumuesit lokal dhe kulturën e secilit vend ku operojmë. Promocioni dhe aktivitetet e Budweiser Zero gjatë Botërorit në Katar do t’i kenë target mysafirët nga jashtë vendit, të cilët shkojnë aty për t’u dëfryer dhe për të festuar dhe për ta shijuar futbollin”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark