×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zekës i konfiskohet pasaporta

    Insajderi
    17 October 2017 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur që krahas vendimit që të caktohet masa e paraburgimit shtëpiak për një muaj, t’ia konfiskojë edhe pasaportën.

    Një muaj arrest shtëpiak për Milaim Zekën

    “Të pandehurit M.Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Ky vendim sipas komunikatës vjen me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që ka bërë për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale, mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së./Insajderi.com

    Shantazhi i Milaim Zekës – ose më jep para, ose të kërset koka prej shkrimeve

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark