Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet pas vetëm një sezoni nga Norwich City.
Sipas “The Sun” krerët e Norwichit do t’i shesin disa prej lojtarëve pas rënies në Championship, në mesin e të cilëve është edhe Milot Rashica.
Norwichi këtë edicion u rikthye në Premier League, por nuk arriti të mbijetojë duke e konfirmuar rënien katër xhiro para përfundimit të sezonit.
Renditet në pozitën e fundit në tabelë me 22 pikë të grumbulluara pas 34 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka regjistruar vetëm pesë fitore.
Milot Rashica iu bashkua Norwichit verën e shkuar për 11 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025.
Në 32 paraqitje në të gjitha garat, Milot Rashica ka dy gola e po aq asistime.
Për 25-vjeçarin, kjo është hera e dytë rresht që nuk arrin ta shpëtojë ekipin e tij nga rënia.
Sezonin e shkuar, ai u largua nga Bundesliga me Werder Bremenin, i cili ra në Bundesliga 2.