×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Krasniqi reagon pas raportimeve se po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    15 July 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi në media u raportua se bashkë me katër ministra të tjerë dhe një zëvendësministër po hetohen nga Task Forca anti-korrupsion.

    Krasniqi tha se tani e kuptoi që është nën hetime, pasi deri më tani nuk është ftuar nga asnjë institucion hetues.

    “Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues”, ka shkruar ministri në Facebook.

    Ajo për të cilën ka thënë se është i sigurt është që “për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria”.

    “Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim. Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka përfunduar Krasniqi.

    “Betimi për Drejtësi” raportoi të shtunën se Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

    Bëhet fjalë për ministrat Elbert Krasniqi, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku, Donika Gërvalla si dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark