×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Shëndetësisë veproi kundërligjshëm, merret ky vendim ndaj saj

    Insajderi
    10 June 2022 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka marrë vendim për ndalon Përpunimin e të Dhënave Personale përmes Vëzhgimit me Kamerë në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Kjo Agjenci, ka konstatuar se Ministria ka qenë duke përpunuar të dhënat personale në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënvae personale.

    Madje AIP, edhe e ka obliguar këtë dikaster qeveritar që të asgjësoj të dhënat e grumbulluara, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pas zhvillimit të procedurave inspektuese, më 26/05/2022, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konstatuar se Ministrinë e Shëndetësisë, në cilësinë e kontrolluesit, ka përpunuar të dhëna personale përmes sitemit të vëzhgimit me kamerë në kundërshtim me kriteret e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    “Me këtë rast, Agjencia ka nxjerr Vendim Nr. 116/2022, më date 06/06/2022, me të cilin ka obliguar Ministrinë të ndaloj përkohësisht përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, si dhe të bëjë shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi deri në datën e pranimit të vendimit. Poashtu, vëzhgimi me kamerë mund të filloj vetëm pas plotësimit të dispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në njoftimin e AIP.

    Ministria e Shëndetësisë, obligohet që brenda afatit prej tetë ( 8 ) ditësh nga pranimi i vendimit, të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura për zbatim e vendimit dhe të njoftoj Agjencinë për Informim dhe Privatësi, në të kundërtën, Agjencia do të ndërmerr masat ndëshkuese të parapara sipas Ligjit. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark