×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministrja Haxhiu shoqëron njoftimin për sukseset e MD’së me një foto me tenderuesin e Qeverisë Thaçi

    Insajderi
    22 January 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, ku ka prezantuar sukseset e vitit të kaluar dhe planet për të ardhmen.

    Njoftimin për sukseset e MD’së, Haxhiu e ka shoqëruar me disa fotografi. Aty, shihet dhe prezenca e Luan Dalipit, shefit të stafit të Kurtit i cili kishte marrë nga Qeveria Thaçi rreth 600 mijë euro.

    Luan Dalipi shpesh ka hedhur akuza të rënda në drejtim të disa medieve në Kosovë, duke i lidhur këto të fundit me “biznese kriminale”, me ç’rast ka kërkuar nga qytetarët që t’i bojkotojnë të njëjtat.

    Luan Dalipi, Shef i stafit të Kurtit, kishte marrë nga Qeveria Thaçi rreth 600 mijë euro

    Fillimisht u publikua skandali i Luan Dalipit. Me 13 prill të këtij viti mediat kosovare shpalosen detaje se si shefi i stafit të Kurtit kishte përfituar 550 mijë euro nga Qeveria e Hashim Thaçit në vitin 2012.

    Këtë shumë parash ai e kishte përfituar për të blerë shërbime marketingu ne mediat kosovare të asaj kohe. Kjo nxiti dyshime se Dalipi, tash njeri i besuar i Kurtit, para një dekade përdorej nga Thaçi si sekser për blerje mediash.

    Për këtë, Gazeta Insaderi kishte sjellur detje nga ky hulumtim . Kompania ku Luan Dalipi ka qenë aksionar, ““Managment&Develoopment Associates”L.L.C” në vitin 2012 kishte arritur një kontratë tre vjeçare në vlerë prej 375 mijë € me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, në kohën kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi, një pjesë të së cilave mjete e kishte shpenzuar edhe për reklamime në disa mediume kosovare

    Skandali i publikuar shpërfaqi hipokrizinë e Dalipit, pasi që ai para disa ditësh kishte bërë një status ku akuzonte mediat se janë kriminale dhe se përfitojnë para nga pushteti. Publikimi i skandali nxori në pah se Dalipi mund të jetë personi kyç i blerjes se mediave nga pushteti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark