×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri Mehaj vizitë zyrtare në Bangladesh

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bangladesh.

    Mehaj u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe Sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam.

    Pas këtij takimi, ai ka vazhduar në shtëpinë shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman. Bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve Ministri Mehaj, me delegacion, do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes.

    “Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, ka shkruar Ministri Mehaj në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark