×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mjeku i avancuar nga VV-ja sulmoi punëtorin në Spitalin e Pejës

    Insajderi
    24 January 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një doktor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit.

    Rasti është hapur në polici, ku në pyetje janë marrë viktima, dëshmitarët dhe të dyshuarit.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

    “Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha ai.

    Gazeta Insajderi merr vesh se mjeku që sulmoi punëtorin në spitalin e Pejës është Besnik Ibraj, ushtruesi i detyre të Drejtorit Mjekësor.

    Para një muaj, Gazeta Insajderi ka raportuar rreth avancimit të Ibrajt nga partia e pushteti.

    Nga pozita e shef i Repartit të emergjencës, në spitalin e Pejës Ibraj u avancua në Ushtrues Detyre të Drejtorit Mjekësor,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark