Erjola Doci, është moderatorja që shpesh ka bërë deklarata lidhur me futbollistin shqiptar, Eros Grezda.
Teksa e bënte njërën nga lojërat në “E diel”, ajo kishte një detyrë pikërisht për futbollistin, shkruajnë mediat shqiptare.
Moderatorja e emisionit i dha për detyrë Erjolës të i tregonte mesazhet që futbollisti i shkruante asaj, ku sipas saj ai kishte shkruar gjithmonë gjatë natës.
Sipas Erjolës, siç mund ta shihni në video, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak” dhe i dërgon një mesazh që të bëhej burrë.
“E di si është puna, rezultoi frikacak. Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”. Po, bëhu burrë, bëhu burrë.”, tha ajo.