×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Moment historik për Liverpoolin, arrin këtë sukses

    Insajderi
    01 December 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpooli ka arritur një rekord të madh të Wolverhampton Wanderers, i cili daton që nga viti i largët 1939.

    Reds kanë fituar ndaj LASK në Ligën e Evropës me katër gola diferencë të enjten mbrëma, apo më saktë me rezultat 4-0.

    Fitorja i siguroi Liverpoolit kalimin në fazën eliminatore të turneut duke vulosur gjithashtu vendin e parë në grup.

    Kjo fitore nënkuptonte gjithashtu se Liverpooli ka fituar të 10 ndeshjet e tyre në Anfield në të gjitha garat këtë sezon, secila me një diferencë prej dy e më shumë golash.

    Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm skuadra e dytë angleze e kategorisë së parë që ka fituar 10 ndeshje radhazi në shtëpi me 2+ gola epërsi, transmeton Telegrafi.

    Këtë e kishte bërë vetëm Wolves rreth 85 vjet më parë, nga dhjetori 1938 deri në prill 1939.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark