Ndeshja e fundit në Superligën zvicerane mes Young Boys dhe Baselit u mbyll baras 1:1.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stade de Suisse Wankdorf” pati edhe disa incidente.
Kur Baseli shënoi në minutën e 37-të, një tifoz hodhi gjësende në drejtim të futbollistëve.
“Viktim” ishte futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami.
Kasami me anë të një shkrebse u godit, por që më pas u riaftësua dhe vazhdoi ndeshjen. /insajderi.org