×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Monstrum, dënim maksimal”, Çitaku reagon për vrasjen e gruas në QKUK

    Insajderi
    30 November 2022 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    “E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatëzënë para Klinikës së Gjinekologjisë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo, vrasësin e gruas e ka quajtur monstrum, duke thënë se ai meriton dënim maksimal.

    “Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”, ka shkruar ajo.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Sipas ketyre burimeve ajo kishte dalur deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për të blerë gjëra ushqimore.

    Aty e kishte takuar ish-bashkëshortin e saj i cili e vrau me armë zjarri.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark