×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mori faturën e ujit me çmimin marramendës, e moshuara ndihet keq dhe vdes

    Insajderi
    27 December 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pensioniste 88-vjeçare italiane, humbi jetën pas shokut që pësoi pasi pa faturën e ujit prej 15 mijë eurosh. Sipas mediave, e moshuara ka parë faturën e saj në vlerën 15339 euro, ndërsa në fakt duhej të paguante vetëm 55 euro, duke bërë që të ndihej keq dhe të shtrohej në spital.

    Ajo humbi jetën pas disa ditësh.

    Fatura i përkiste periudhës gusht-tetor. Më 14 nëntor mbërriti në bankë dhe u pagua automatikisht. Ka qenë nusja e saj ajo që i ka raportuar të moshuarës të dhënat e faturës. Menjëherë pas bisedës, 88-vjeçarja është ndjerë i sëmurë, duke çuar në ngjarjen fatale.

    Caterina Giovinazzo ka lënë pas dy fëmijët dhe tre vëllezërit e saj. Kompania që menaxhon shërbimin e ujit në Camporosso ka pranuar përgjegjësinë e saj për gabimin. Por tani familja e gruas kërkon sqarim për këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark