Reperja shqiptare në Zvicër, Loredana Zefi, ka treguar mbështetjen e saj për futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrës zvicerane.
Artistja ka publikuar disa fotografi nga ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Kupën e Botës, e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit.
“Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”, ka shkruar Loredana krahas fotografisë ku shfaqet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Në një tjetër foto, Loredana ka postuar veten me gishtin e mesit drejtuar kamerës. Ajo që bie në sy është veshja e saj në të kuqe ndërsa mban flamurin përpara fytyrës.