Nuk janë vetëm këngëtaret femra të cilat e kanë inspirim për nga stili i veshjes dhe i flokëve këngëtaret me famë botërore.
Nga shumë emra të muzikës shqiptare që janë inspiruar është edhe reperi nga Ferizaj, Mozzik.
Në rrjetet sociale reperi kosovar Mozzik ka publikuar një foto teksa shihet me ndryshim të stilit të flokëve duke i bërë gërshete flokët e tij të gjata.
Më herët, ka qenë këngëtarja Rihanna e cila kishte bërë një stil të tillë të flokëvë, raporton Insajderi.
Mozik, këtë ndryshime me sa duket e ka bërë para publikimit të këngës së tij të radhës.
“Dhezu” është projekti i tij i fundit i cili ka arritur sukses të madh./Insajderi