×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mu dridh mbi tavolinë, me gju euro përpjetë”, deputeti Berisha thotë se po cenohet siguria kombëtare nga muzika

    Insajderi
    26 October 2022 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur sot në Frontal për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.

    Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

    Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë. Ai tha muzika, filmat turq cenojn sigurinë.

    “Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a?  A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike?  Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha në Frontal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark