×
  • Sport
  • Sport

    Mund të ndryshohet gjyqtari i finales së Champions League mes Cityt dhe Inter! Ja arsyeja

    Insajderi
    01 June 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëntë ditë para finales së Champions League në Stamboll mes Manchester Cityt dhe Interit, gjyqtari i sfidës mund të ndryshojë.

    Polaku Szymon Marciniak është në pikëpyetje sipas Sports Mediaset, pasi ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për pozicionet e tij homofobike dhe antisemite.

    Vendimi i paprecedentë pritet të merret nesër, por ndërkohë UEFA ka njoftuar se i ka kërkuar arbitrit sqarime urgjente dhe se e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje.

    Në reagimin e UEFA-s theksohet se i gjithë komuniteti i futbollit është totalisht kundër ideve të mbrojtura nga grupi në fjalë.

    Një furtunë reagimesh pati edhe për anglezin Anthony Taylor , i cili pasi drejtoi finalen e Europa League, ku Roma humbi me penallti përballë Sevilla-s, u përball në aeroportin e Budapestit me dhjetëra tifozë agresivë të Romës, që sulmuan fizikisht bashkëshorten e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark