×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mungesa e deputetëve të mazhorancës në Kuvend- A pritet që vendi të shkojë zgjedhje?

    Insajderi
    18 May 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për tri javë radhazi Kuvendi i Kosovës nuk është duke mbajtur seancë plenare. Përpos kësaj, Kuvendi është duke u përballur edhe me mungesë të deputetëve të mazhorancës. Një gjë e tillë nga opozita po konsiderohet si strategji e ulët e Qeverisë Kurti që t’iu shmangen seancave dhe debatit për politikat Qeverisëse.

    Këtu kemi të bëjmë me një strategji të ulet te cilën po e përdorin dhe po iu shmangen seancave te Kuvendit, mu atëherë kur bëjnë dialogim dhe marrëveshje qe janë në dëm të interesave të shtetit, por po ashtu po pretendojnë qe te shmangin debatin edhe për temat politike qeverisëse, qofshin ato për ligjin e pagave, dhe mos përfshirjen e kontigjenit te kategorive te dala nga lufta”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në një prononcim për Insajderin.

    Tutje, ai shtoi se dërgimi i vendit në zgjedhje është shpëtim i procesit publik, duke theksuar se Qeveria Kurti duhet të mbetet në pushtet sa më shumë, vetëm që qytetarët ta lexojnë mirë mashtrimin e saj.

    Shpëtim i procesit politik është dërgimi i vendit ne zgjedhje, edhe pse kjo qeveri duhet të mbetet sa ma gjatë në pushtet, që qytetarët ta lexojnë mjaft mirë mashtrimin në të cilin kanë ardhë”, theksoi ai.

    Ndërsa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se Qeveria Kurti ka treguar jo seriozitet edhe pse i ka 51 përqind të votave.

    Lekaj shtoi se opozita nuk i ka numrat që të kërkojë mocion mosbesimi për Qeverinë.

    “Opozita ka qenë mjaft aktive në këtë drejtim por opozita nuk është që në mungesë të deputetëve të mazhorancës të ua krijoj forumin. Kjo qeveri ka treguar jo seriozitet edhe pse i ka 51 përqind të votave. Ne jemi monitorues të qeverisë dhe kemi një vlerësim negativ të punës që e ka bërë, por opozita nuk i ka numrat që të kërkojë mocion mosbesimi për qeverinë”, tha Lekaj për Insajderin.

    Qeverinë të papërgjegjshme po e konsideron edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Ai tha se janë grumbulluar një numër i madh i pikave të rendit të ditës.

    Është papërgjegjësi e pushtetit, janë një numër i madh i grumbullimit të pikave të rendit të ditës, por edhe në përmbajtje pjesa legjislative e propozuar nga qeveria është shume e dobët, krejt kjo në mungesë të vizionit dhe programit adekuat qeverisës për të ju përshtatur nevojave zhvillimore që ka Kosova. Me një fjalë qeveri inerte”, tha Zemaj për Insajderin.

    Gjatë ditës së djeshme ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili deklaroi se brenda VV-së ka përçarje të mëdha dhe se këto shihen lehtë nga brenda Kuvendit.

    “Duke parë këto përçarje. Nuk besoj se kjo qeveri mund të shkojë më shumë se 5 muaj”, potencoi Haxhiu. /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark