×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nata e vendimit të shumëpritur – pezullim apo vazhdim i grevës, përgjigjen nga SBASHK për Insajderin

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë pritet të marrë vendim lidhur me procesin e grevës. Opsionet janë dy. Greva të vazhdojë ose të pezullohet.

    Vendimi pritet të merret pas orës 18:00 të mbrëmjes, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi anëtari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj.

    Reshit Kushaj

    “Ne zakonisht mbajmë takime të rregullta me kryetarët e Këshillëve Grevist nëpër komunal, dhe sot përsëri kemi takimin e radhës si çdo natë tjetër, megjithatë sot do të jetë një takim pak më ndryshe sesa të tjerët do të mundohemi që ti pranojmë idetë, sugjerimet dhe kërkesat që ka anëtarësia rreth prononcimit për grevën, për pezullim apo vazhdim apo për përdorim të mjeteve tjera sindikale”, deklaroi Kushaj për Insajderin.

    “Takimi do të jetë në 18:00 të mbrëmjes do të shohim se si do të na vinë kërkesat nga anëtarësi’, u shpreh ai.

     Kushaj mohoi zërat se brenda anëtarësisë ka përçarje.

    I pyetur se si është disponimi brenda ai konfirmoi se një përqindje më e lartë janë për vazhdim të grevës.

    “Ne e kemi thënë edhe para se ta dërgojmë këtë shkresën tek anëtarësia se ka në sindikatë tani për tani edhe mendime të ndryshme, që janë për vazhdim të grevës shumicë dhe një pjesë tjetër e cila është për pezullim të grevës apo të ndryshohet forma e grevës ne e kemi edhe një pjesë e cila veç fillojë me punu edhe gjatë kohës së grevës, 13 shkolla veç patën filluar pjesërisht të punojnë. Statusi sindikal është i njohur për anëtarësinë në rast se mbi 50% do të jenë për pezullim të përkohshëm të grevës ashtu do të ndodhë dhe nuk do të thotë se ka përçarje në anëtarësi por gjithmonë ka mendime të lira dhe pakica do t’i bindet shumicës sepse ashtu është e rregulluar me status sindikal”, ka thënë Kushaj për Insajderin.

    Greva në sektorin e arsimit ka filluar me 25 gusht, mësimdhënësit po kërkojnë që deri në miratimin e ligjit të pagave Qeveria e Kosovës, t’i ndajë nga 100 euro.

    Në shkollat e vendit dje është votuar pro ose kundër pezullimit të grevës. Disa mësimdhënës janë shprehur pro ndërprerjet së grevës, e të tjerët kundër ndërsa sot do të shihet rezultati përfundimtar.

    Këshilli i Prindërve të Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të SBASHK-ut. Ata kërkuan ndalimin e grevës në të kundërtën, ata paralajmëruan protestë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark