×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ndahen çmimet vjetore për kinematografi

    Insajderi
    01 June 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Hajrulla Çeku ndau dy çmimet vjetore në kinematografi për vitin 2023.

    Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” i takoi Menduh Nushit, teksa Çmimi vjetor për kinematografi u nda në dysh në mes të regjisores Kaltrina Krasniqi dhe montazherit Enis Saraçi.

    Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Blerta Basholli, Ujkan Hysaj, Valmira Hyseni, Rozafa Çelaj dhe Gazmend Bajri.

    Këto çmime u ndahen personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin dhe të arriturat gjatë karrierës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark