×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndalohet një person në Zubin Potok, kishte veshur bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes

    Insajderi
    15 October 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar dje një person në Zubin Potok, pasi që i njëjti kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes.

    Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur edhe një thikë.

    Tutje, policia njofton se bluza dhe thika janë sekuestruar.

    “I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark