×
Insajderi / Insajderi

Ndihmoi Kobrën në fshehjen e provave, ky është Roland Susuri që u arrestua nga Policia

Insajderi
07 January 2023 - 10:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”. Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Gazeta Insajderi mëson se i arrestuari është Roland Susuri nga Prizreni.

Sipas burimeve të Insajderit, Susuri ka fshehur provat në rastin e Dibran Hoxhajt. Krejt kjo pasi kur ndodhi rasti janë zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”. .

Arrestimi i tij është konfirmuar përmes raportit të policisë.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore në Prizren iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe pesë personave tjerë, lidhur me vrasjen që ndodhi të martën në Prizren, ku një person ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur.

Si ndodhi vrasja

Pardje në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

Kundër të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark