×
Show

Ndoshta është shumë, po ndoshta edhe nuk është shumë – Albin Kurti e inspiron Melinda Ademin

Insajderi
29 July 2020 - 08:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Melinda Ademi po vazhdon të sjell projekte të reja, projekte këto që po bëjnë bujë të madhe dhe po pëlqehen shumë.

Nuk ka shumë që ka publikuar këngën “Nashta” ku përveç thumbimeve që i bëri Taynes dhe Rines ajo refrenin e këngës e bëri më një shprehje të famshme të Albin Kurtit, ku në një studio televizivë në debat e sipër pati cituar një shprehje që u bë e famshme “Ndoshta është shumë, po ndoshta edhe nuk është shumë”. E këtë shprehje të famshme të Albin Kurtit, Melinda e ka kthyer në refren të hitit të saj të fundit.

Melinda njihet për stilin e saj ndryshe nga dy rivalet e saj si në dukje ashtu edhe në mënyren e performancave, po ashtu ajo vlerësohet edhe për aftësitë e saj vokale, ku përveç rap ajo mund edhe të këndoj në zhanre të tjera.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark