×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “…ne duhet të sjellim drejtësi”, thoshte Kurti për Deharin, i cili sot përgjegjësinë për rastin e mostrave e gjuajti tek Haxhiu

    Insajderi
    14 March 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që tash mban edhe postin e kryeministrit, në pesë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit e pati quajtur dëshmor.

    Deklaronte se Dehari është forcë për të dhe lëvizjen që përfaqëson.

    “Përherë duam që dëshmori të jetë aty, të jetë për të na përshëndetur e për ta përshëndetur. Një dëshirë e papërmbajtur dhe një zjarrmi na mbërthen. Ai ishte njëri prej nesh. Një pjesë e pranisë së Astriti është kjo forcë”.

    Ndërkohë thoshte se Dehari ka qenë qytetarë aktiv, që kërkonte barazi në republikë.

    “Arsa do të rritet duke dëgjuar për babë e mrekullueshëm që kishte dhe do të kuptojë figurën e babait. Kudo në kohë historia e aktivizimit përbëhet nga dëshmorë. Jo vetëm që nuk duhet të harrohen, por e vërteta e tyre duhet të shkruhet qartë. Ai ishte i drejtë dhe ne duhet të sjellim drejtësi”.

    Gjatë homazheve në nderim të Astrit Deharit

    Por, tash – dy vjet më vonë nga këto deklarata – kur ai u pyet për mostrat e Deharit, për të cilat u raportua se janë gjetur – Kurti nuk premtoi drejtësi.

    “Më besoni, Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”, tha sot shkurtimisht Kurti, pesë ditë pas raportimit të rastit nga mediat, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, duket se udhëheqësi i kabinetit qeveritar nuk ka folur fare për mostrat e Deharit me vartësen e tij, Haxhiun.

    Kjo e fundit, jo që nuk ka folur për rastin, po që nga e premtja ‘topin e ka gjuajtur’ te Prokuroria, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, as këta nuk është se kanë dhënë ndonjë detaje që do të çonte në zbardhjen e rastit të mostrave të Deharit që ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në dhjetorin e vitit të kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Si për zhdukjen, ashtu edhe për kthimin e tyre në IML nuk ka folur as drejtuesja e këtij institucioni Flutura Goga-Bajrami, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi të premten se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

    Pas rastit nuk doli të flasë e para e drejtësisë, e cila e ka nën menaxhim Institutin e Mjekësisë Ligjore, siç pati bërë në javën e parë të dhjetor të vitit 2022, kur e kishte thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për ta njoftuar opinionin publik se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.

    “Mbrëmë jam informuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë”, thoshte Haxhiu para gazetarëve, më 8 dhejtor 2022, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në mëngjes kam vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe jam njoftuar si në vijim: në mbajtësen e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND”, deklaronte Haxhiu në konferencën e jashtëzakonshme për media, shkruan Gazeta Insajderi.

    Albulena Haxhiu duke njoftuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, 8 dhjetor 2022 | Foto: Albulena Haxhiu, Facebook

    Ajo tutje pati njoftuar se vetëm tre persona kanë pasur qasje në mostrat e Astrit Deharit.

    “Aktualisht sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urnës dhe një e lukthit. Në vend kanë qasje vetëm 3 persona. Vetëm 3 persona i kanë çelësat”, pati zbuluar Haxhiu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas saj, kjo situatë e rëndë vendoste hije dyshimi mbi të gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore. Dhe nëse ndiqet protokolli, ajo thoshte se do të ishte e thjeshtë që të gjenden përgjegjësit.

    “Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt, dhe nëse ndiqet kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë as nuk zmbrapsen nga protokolli e as nga përfshirja në një vepër të rëndë penale. Këtë guxim mund ta kenë vetëm ata që për motiv kanë dëmtimin final të rastit Dehari”, theksonte tutje e para e drejtësisë, Haxhiu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Porsi erdhi deri tek vdekja e Astrit Deharit?

    Astrit Dehari së bashku me pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan si të dyshuar për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.

    Gjithçka ndodhi në mesnatën e 5 gushtit të vitit 2016.

    Sipas raportimeve dy prej aktivistëve të Vetëvendosjes me një motor ishin ndalur pranë Kuvendit dhe njëri nga ta ka nxjerrur një raketahedhëse dore duke e goditur pastaj objektin e Kuvendit.

    Motori që u përdorë për kryerjen e kësaj vepre u gjetë vetëm pastaj i djegur në afërsi të pishinës së Gërmisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nga organet kompetente të drejtësisë me tu parë skenën e krimit ngjarja u cilësua si akt terrorist.

    Nën petkun e Prokurorisë Speciale, Drejtoria Antiterror e Policisë nisi hetimin për ta zbardhur rastin. Me të filluar hetimet, të dyshuarit e parë ishin aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që në atë kohë kundërshtuan ashpër demarkacionin me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Afro një muaj pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, të ndihmuar edhe nga njësitet elite zhvilluan një aksion për kapjen e të dyshuarve. Fillimisht u arrestuan 6 aktivistë të Vetëvendosjes.

    Frashër Krasniqi, Petrit Ademi, Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Hali e Astrit Dehari përfundojnë të arrestuar.

    Me vendim të gjykatës të pesë prej tyre përfunduan në paraburgim, ndërkohë u lirua Petrit Ademi meqenëse nuk kishte prova se është i përfshirë në rast, shkruan Gazeta Insajderi.

    Astrit Dehari u dërgua në qendrën e paraburgimit në Prizren. Atje qëndroi deri me 5 nëntor të vitit 2016. Në pasdite kur edhe ishte koha e shëtitjes, Astriti kishte vendosur të mos dilte nga çelia.

    E këtu edhe ishin momentet e fundit të jetës së tij.

    Ndërkohë që thuhej se gardiani i kësaj qendre ishte kujdesur për sigurinë e Deharit, shokët e çelisë me t’u kthyer brenda, më saktësisht në orën 15:53 e gjetën atë me një shishe mjalti në gojë.

    U lajmëruan edhe mjekët, në gjendje të rëndë atë e nisën për në emergjencë, pak më vonë doli konstatimi që tashmë aktivisti i Vetëvendosjes kishte ndërruar jetë.

    Në nderim të Astrit Deharit

    E që nga ajo kohë gjithçka ka mbetur një mister. Derisa institucionet përkatëse konstatuan se Astrit Dehari kishte kryer vetëvrasje me këtë vazhdojnë e s’pajtohen familja dh partia e tij. Ata thonë se u vra, shkruan Gazeta Insajderi.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark