×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Në hotelin ku po qëndron Djokovic, është shërbyer ushqim me krimba

    Insajderi
    06 January 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq po vazhdon të mbahet i izoluar në Australi.

    Gjokoviqit që është lindur në Zveqan të Kosovës autoritetet australiane i refuzuan vizën për të qëndruar në Melburn si person i pavaksinuar, njoftojnë mediat e huaja.

    Serbi, Gjokoviq për momentin po qëndron në një hotel, ku të kaluarën pushuesit kishin hasur në ushqim me krimba.

    Fjalë të mira për hotelin ku po qëndron Gjokoviq nuk kishin as pushuesit e tjerë të cilët janë ankuar për kushtet që plotëson hoteli në Australi.

    Gjokoviq do të qëndrojë në këtë hotel deri të hënën, kur do të vendoset zyrtarisht nëse do të marrë vizë dhe mundësinë për të marrë pjesë në Australian Open, apo do të kthehet nga ka ardhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark