×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në këtë qytet europian gjeni transportin më të mirë publik

    Insajderi
    08 April 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Askush nuk është adhurues i transportit publik, por kur udhëtojmë diku, të paktën presim që gjithçka të funksionojë ashtu siç duhet, dhe duket se në këtë qytet evropian është vërtet kështu.

    “Time Out” anketoi lexuesit e saj për të zbuluar se cilat qytete kanë transportin publik më të mirë dhe krijoi një listë prej 19 qytetesh, bazuar në ato vota dhe komente.

    Berlini zuri vendin e parë, për shkak të transportit publik të besueshëm, të sigurt dhe të rehatshëm, i cili u vlerësua nga 97% e banorëve të qytetit. Ata theksuan sistemin e metrosë U-Bahn me 9 linja dhe 175 stacione, si dhe S-Bahn, metroja që lidh periferinë me qendrën.

    Vendin e dytë e zuri Praga, e cila 96% e banorëve thanë se ishte shumë e lehtë për t’u qarkulluar me ndihmën e tramvajit dhe metrosë.

    Tokio është në vendin e tretë, me metronë që sështë shumë e përpiktë në orare dhe transporton një numër të madh njerëzish çdo ditë, kështu që nuk është çudi që njerëzit i besojnë. Kjo vlen edhe për jo vendasit.

    Ja lista e plotë:

    Berlini
    Pragë
    Tokio
    Kopenhagen
    Stokholm
    Singapor
    Hong Kongu
    Taipei
    Shangai
    Amsterdami
    Londra
    Madridi
    Edinburgu
    Parisi
    Nju Jork
    Montreal
    Çikago
    Pekini
    Mumbai

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark