×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti”

    Insajderi
    06 October 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

    Haxhiu e ka quajtur Kurti “kryemashtruesi”, the ka shtuar se ka frikësu deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.

    Tutej ka shtuar se nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryeministrit Kurti.

    “Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark