×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nëna e tij udhëtoi 9100 km për ta parë, futbollisti mori karton të kuq pas 20 sekondash në debutimin e tij

    Insajderi
    19 September 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti japonez Shoya Nakajima u bë hit në internet pasi mori një karton të kuq pas vetëm 20 sekondash në ndeshjen e tij të parë, debutuese, për Antalyasporin në Superligën e Turqisë.

    Ndoshta nuk do të ishte aq interesante nëse nëna e tij dhe anëtarët e familjes që udhëtuan mbi 9,000 kilometra për ta parë atë nga afër, nuk do të ishin në tribuna.

    Nakajima hyri në fushë në minutën e 59-të, por vetëm 20 sekonda më vonë shkaktoi një faull, për të cilin fillimisht mori karton të verdhë. Megjithatë, pas shqyrtimit të VAR-it, arbitri ndryshoi vendimin dhe e dërgoi atë në dhomën e zhveshjes.

    Në atë moment kamerat shfaqën familjen e tij në tribunë. Nëna e tij u shfaq e tronditur dhe filloi të qante. Videoja shumë shpejt u bë hit në rrjetet sociale dhe regjistroi miliona shikime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark