×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nëna gjen të pajetë djalin në apartament, dyshohet se u vra nga babai

    Insajderi
    27 October 2022 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, 26 tetor, ku një 41-vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij në apartament, ndërsa krahas tij është gjetur në gjendje të fikti babai i moshuar.

    Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuar kryesor për vdekjen e 41-vcjeçarit është babai i tij, pasi sipas p[policisë viktima ka plagë në kokë, të cilat mendohet se i ka marrë nga goditja me sende të forta, raporton abcnews.al.

    https://youtube.com/watch?v=kHxBMFutFZ4

    I dyshimtë është fakti se babai i viktimës është gjetur pranë tij në gjendje të fikti. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan protothema,gr.

    Ndërsa fqinjët e viktimës thonë se 41-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se zihej shpesh me babanë e tij, pasi ky i fundit nuk pranonte t’i jepte para për të blerë drogë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark