×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nënkryetari i Infermierëve: Rrahman Jasharaj mos të merret me problemet që ka shëndetësia!

    Insajderi
    31 August 2022 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas kryetares së FSSHK-së, Tevide Imeri edhe nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku i ka reaguar kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për një deklaratë që ky i fundit dha për Gazetën Insajderi.

    Jasharaj në intervistë për Insajderin kërkoi nga Tevide Imeri që të mos e keqpërdorë besimin e anëtarësisë, gjegjësisht u shpreh i habitur me vendimin për të dalë kundër grevës së BSPK-së.

    Sot, nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga Jasharaj që të mos merret me problemet e shëndetësisë.

    Ndër tjera ai shkruan “Rrahman Jashari nëse i nënshtrohet presioneve, dorëzohet dhe e ndërpret grevën, ky veprim nuk është tjetër vetëm se tradhëtim i besimit të atyre që përfaqëson, me ç’rast do duhej të dorëhiqej nga pozita e kryetarit të SBASHK-ut, bashk me të gjithë kryesinë e saj”.

    Ndërkohë, Duraku ka komentuar edhe kërcënimin e qeverisë për ndalimin e pagës për grevistët.

    “Kërcënimi me ndalesë të pagës ndaj atyre që bazuar në këto të drejta shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkesat e tyre të deleguara nga anëtarësia është shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve dhe indikatorë i tendencave autoritare”, ka shkruar ai.

    Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Kosovë, Tevide Imeri ka thënë se Jasharaj bën mirë ta ‘rregullojë oborrin e tij”.

    Imeri madje akuzoi kreun e SBASHK-ut se ka punuar për interes të grupeve klanore e më së paku për interesat e sindikatës që përfaqëson.

    “Pas informimit në Gazetën tuaj për intervistën e dhënë nga ana e z. Jasharaj REAGOJ dhe sugjeroj që z. Jasharaj të merret me Federatën e tij. Është e vërtetë që Jasharaj është mësuar që në të kaluarën të merr vendime vetanake bashkë me klanet e tij dhe në interes të grupeve klanore e më së paku në interes të atyre që i përfaqësojnë, ndërsa unë në të kundërtën asnjë veprim nuk e kam ndërmarr pa e konsultuar Kryesinë e FSSHK-së”, ka thënë Imeri.

    Ajo ka kërkuar që të flas me emra se kush ka dalë kundër vendimit të FSSHK-së teksa ka shtuar se nuk ka ‘keqkuptuar’ asgjë.

    “Prandaj sugjeroj z. Jasharajn që kur të del me kësisoj qëndrime të tregoj burimin e informacioneve(sot shumica e anëtarëve të Kryesisë së FSSHK e kanë njoftuar se vendimi ka qenë unanim I FSSHK dhe e kanë sugjeruar miqësisht të mos të përzihet në organizimin e brendshëm të Federatës)”.

    “Unë nuk kam keqinterpretuar asgjë vetëm i kam shpërfaqur kërkesat të cilat janë diskutuar në takim të BSPK-së në lidhje me shtesën prej 100 euro. Edhe unë jam takuar dhe kam marr telefonata nga anëtarësia e SBASHK-ut të cilët nuk kanë qenë për grevë por që e kanë përfill qëndrimin e strukturave të tyre sindikale”, tha kryesindikalistja.

    Imeri potencoi se po punojnë për Ligjin e Pagave.

    “Ne i dimë prioritetet tona dhe në atë po punojmë intenzivisht siç është Ligji i Pagave ku janë angazhuar të gjitha Shoqatat Sindikale që në afatin e paraparë ligjor të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre si për përmbajtjen ashtu dhe për koeficientet të cilët do ti bëjmë publike”

    “Andaj i them Z. Jasharaj rregullo oborrin tënd para se të dalësh tek fqinjët”, thuhet në fund të reagimit të saj dërguar Gazetës Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark