×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe kjo sindikatë po refuzon të marrë pjesë në grevë

    Insajderi
    26 August 2022 - 16:24

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës është pozicionuar përkrahë Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. lidhur me grevën që ka filluar që mbahet nga enjtja në vend.

    Nënkryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku për Insajderin ka treguar arsyet pse kanë vendosur të mos marrin pjesë në grevë.

    Duraku ka deklaruar se në parim nuk janë kundër grevës por interesat e tyre si sindikatë dallojnë me ato të BSPK-së.

    “Qëndrimi ynë është në përputhje të plotë me vendimin e kryesisë së FSSHK-së. Nuk jemi kundër grevës, mirëpo nuk i bashkangjitemi grevës pasi kemi interesa të ndryshme, ndërsa e përkrahim të drejtën e secilit sektor publik në kërkesën e tyre për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale për komunitetet respektive”, ka thënë ai për Insajderin.

    Sot Shoqata Sindikale e QKUK-së në krye me Xhemajl Selmanin ka njoftuar se nuk qëndrojnë në një linjë me FSSHK-në, gjegjësisht përkrahin grevën e BSPK-së. Në mënyrë të tërthorët nënkryetari i Infermierëve pati një porosi për krerët e kësaj shoqate.

    “Bashkë me FSSHK kemi krijuar një standard të ri përfaqësimi, për dallim nga ata që sot përkrahin grevën, ndërsa dje punuan për interesa personale dhe klanore”, ka dkelaruar Duraku për Insajderin.

    Me fillimin e grevës së përgjithshme nga shërbyesit civilë, një përplasje në distancë ka filluar mes Federatës së Mjekëve të Kosovës (FSSHK), që kryesohet nga Tevide Imeri dhe Shoqatës Sindikale të QKUK-së në krye me Xhemajl Selmanin. Përderisa Imeri ka dalë kundër grevës së nisur nga BSPK-së, Selmani po e përkrahë atë.

    Përplasja për grevën, Selmani i Shoqatës së Mjekëve i kundërpërgjigjet Tevide Imerit: Dinë me kriju këso ‘gjurulldish’

    Greva në sektorin publik përplasë krerët e mjekëve – Imeri deklarohet për Insajderin: S’mund futemi në valle kush lëshon muzikë

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark