×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas deklaratës në Insajderi, Tevide Imeri i reagon ashpër Jasharajt: Merrje vendime në interes grupeve klanore

    Insajderi
    30 August 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një deklaratë e dhënë në Gazetën Insajderi nga kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj lidhur me grevën e ka bërë të reagojë kryetaren Federatës së Mjekëve në Kosovë, Tevide Imeri. Jasharaj ka thënë se kryesindikalisja e mjekëve e ka keqkuptuar kërkesën e tyre prej 100 eurove, e që po e keqpërdor besimin e anëtarësisë. Imeri ka thënë se Jasharaj bën mirë ta ‘rregullojë oborrin e tij”.

    Imeri madje akuzoi kreun e SBASHK-ut se ka punuar për interes të grupeve klanore e më së paku sindikatës që përfaqëson.

    “Pas informimit në Gazetën tuaj për intervistën e dhënë nga ana e z. Jasharaj REAGOJ dhe sugjeroj që z. Jasharaj të merret me Federatën e tij. Është e vërtetë që Jasharaj është mësuar që në të kaluarën të merr vendime vetanake bashkë me klanet e tij dhe në interes të grupeve klanore e më së paku në interes të atyre që i përfaqësojnë, ndërsa unë në të kundërtën asnjë veprim nuk e kam ndërmarr pa e konsultuar Kryesinë e FSSHK-së”, ka thënë Imeri.

    Ajo ka kërkuar që të flas me emra se kush ka dalë kundër vendimit të FSSHK-së teksa ka shtuar se nuk ka ‘keqkuptuar’ asgjë.

    “Prandaj sugjeroj z. Jasharajn që kur të del me kësisoj qëndrime të tregoj burimin e informacioneve(sot shumica e anëtarëve të Kryesisë së FSSHK e kanë njoftuar se vendimi ka qenë unanim I FSSHK dhe e kanë sugjeruar miqësisht të mos të përzihet në organizimin e brendshëm të Federatës)”.

    “Unë nuk kam keqinterpretuar asgjë vetëm i kam shpërfaqur kërkesat të cilat janë diskutuar në takim të BSPK-së në lidhje me shtesën prej 100 euro. Edhe unë jam takuar dhe kam marr telefonata nga anëtarësia e SBASHK-ut të cilët nuk kanë qenë për grevë por që e kanë përfill qëndrimin e strukturave të tyre sindikale”, tha kryesindikalistja.

    Imeri potencoi se po punojnë për Ligjin e Pagave.

    “Ne i dimë prioritetet tona dhe në atë po punojmë intenzivisht siç është Ligji i Pagave ku janë angazhuar të gjitha Shoqatat Sindikale që në afatin e paraparë ligjor të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre si për përmbajtjen ashtu dhe për koeficientet të cilët do ti bëjmë publike”

    “Andaj i them Z. Jasharaj rregullo oborrin tënd para se të dalësh tek fqinjët”, thuhet në fund t ë reagimit të saj dërguar Gazetës Insajderi.

    Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në intervistë për Gazetën Insajderi, ka thënë se është habitur me veprimet e Imerit, për qëndrimin kundër grevës.

    Potencoi që kjo federatë ka qenë ndër më të zëshmet për ligjin e pagave.

    “Pak na ka habitur qëndrimi i kryetares tani të FSSHK-së, kjo federatë dikur ka qenë shumë e zëshme për ligjin e pagave, vazhdimisht kanë thënë se në mungesë të ligjit të pagave dhjetëra kuadro të mjekëve po ikin, pra unë jam i sigurt që edhe mantelbardhët kanë nevojë”, tha Jasharaj.

    Sipas tij, Tevide Imeri po e keqpërdorë pozitën e saj si kryetare. Ai thotë se ka pakënaqësi brenda kryesisë së

    “Ajo e ka keqinterpreu kërkesën…mbase shëndetësia i ka së paku 60 euro por shëndetësia është jetësisht e interesuar se çka do të sjell ligji i pagave për ata. Zonja që ka folur në emër të tyre është dashur të bisedojë me anëtarësinë ngase unë kam komunikim të vazhdueshëm dhe ka pakënaqësi të mëdha, as unë as dikush tjetër që jemi kryetarë nuk kemi të drejt të flasim për anëtarësinë tonë pa u konsultuar me të. Nuk është e drejt e as njerëzore të keqpërdoret besimi i anëtarësisë, në asnjë rast e moment”, deklaroi ai në Insajderi.

    Me fillimin e grevës së përgjithshme nga shërbyesit civilë janë shpërfaqur edhe pakënaqësi tjera. Një përplasje në distancë ka filluar mes Federatës së Mjekëve të Kosovës (FSSHK), që kryesohet nga Tevide Imeri dhe Shoqatës Sindikale të QKUK-së në krye me Xhemajl Selmanin. Përderisa Imeri ka dalë kundër grevës së nisur nga BSPK-së, Selmani po e përkrahë atë.

    /GazetaInsajderi

    Përplasja për grevën, Selmani i Shoqatës së Mjekëve i kundërpërgjigjet Tevide Imerit: Dinë me kriju këso ‘gjurulldish’

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark