×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nesër takimi i ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas në Antalja, reagon Erdogani

    Insajderi
    09 March 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë rënë dakord të takohen për bisedime, të cilat do të zhvillohen nesër në Turqi, shkruan BBC.

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapë rrugën për një armëpushim të përhershëm”. Ndërkohë presidenti rus ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.

    Turqia është anëtare e NATO-s, por Erdogan është përpjekur të mbajë një qëndrim ndryshe nga vendet perëndimore për pushtimin rus. Ndërsa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, sanksionet sipas tij u shndërruan në një gjueti shtrigash kundër popullit rus, letërsisë, studentëve dhe artistëve.

    Ai veçoi Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur këtë veprim qesharak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark