×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Netanyahu refuzon kushtet për armëpushim: Nuk ka marrëveshje paqeje pa mundur Hamasin

    Insajderi
    07 February 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ne jemi në rrugën drejt një fitoreje vendimtare” në Gaza, u shpreh kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në nisje të konferencës për shtyp, duke shtuar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje paqeje pa mposhtur Hamasin. Netanyahu shtoi se fitorja e Izraelit në Gaza “është çështje muajsh”.

    Netanyahu refuzoi kërkesat e Hamasit për një armëpushim dhe përjashtoi çdo marrëveshje që e lë grupin militant nën kontrollin e plotë ose të pjesshëm të Gazës. “Ne nuk tërhiqemi derisa të fitojmë”, nënvizoi ai dhe shtoi: “Nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores sonë të plotë dhe vendimtare”.

    Sa i përket bisedës që pati me Anthony Blinken, ai tha se i bëri të qartë se Izraeli do të siguronte që Gaza të çmilitarizohej përgjithmonë pas eliminimit të Hamasit. “Jo pjesë e Hamasit, jo gjysma e Hamasit, por i gjithë Hamasit”, theksoi ai duke shtuar se ushtria do të veprojë “kudo dhe në çdo kohë të nevojshme” në Gaza.

    Hamasi paraqiti propozimin e tij për një fund të përhershëm të luftimeve të martën përmes ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit, duke detajuar një plan trefazor që do të shpaloset gjatë katër muajve e gjysmë.

    Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje për zëvendësimin e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, pasi siç tha ai beson se deri në 60% të ndihmave humanitare që shkojnë në Gaza merren nga Hamasi.

    Plani, në përgjigje të një propozimi të hartuar nga SHBA, Izraeli, Katari dhe Egjipti, përcakton se të gjithë pengjet do të lirohen në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli, duke përfshirë militantë të lartë, dhe përfundimin e luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark