×
  • Sport
  • Euro 2020

    Neuer flet pas humbjes nga Anglia, ka dy fjalë për Low

    Insajderi
    30 June 2021 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja gjermane u diskualifikua nga edicioni i sivjetëm i Kampionatit Evropian në 1/8 e finales, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Anglia, shkruan Insporti.

    Pas humbjes ka reaguar portieri, Manuel Neuer, i cili pranoi golin e Sterling dhe të Kane që rezultuan të jenë gola të fitores.

    Neuer ndër tjerash ia uroi ditëlindjen selektorit Low, i cili do të zëvendësohet me Hansi Flick,.

    Postimi i plotë i Neuer:

    “Ndihesh më së paku mirë një ditë pas humbjes. Zhgënjimi është i madh, por këto momente janë pjesë e futbollit. Ne fitojmë së bashku dhe humbasim së bashku.

    Veçanërisht e dhimbshme që epoka e trajnerit tonë federal Jogi Löw përfundon kështu. Ne i detyrohemi shumë. Gëzuar Ditëlindjen Jogi!

    Faleminderit të gjithëve për mbështetjen fantastike! 🙏

    Manueli juaj”

    / Insporti

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark