×
Aktuale

Nga të gjitha fkultetet e UP-së, Fakulteti i Mjekësisë ka përmbushjen më të madhe të vendeve të rezervuara

Insajderi
21 December 2020 - 13:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Javën që shkoi, organizata joqeveritare Admovere, me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), promovoi raportin «Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës».

Raporti ofron një analizë të masave afirmative për studentët e komuniteteve jo-shumicë dhe efektin e tyre ndër vite. Më konkretisht, publikimi përfshin të dhëna të detajuara statistikore për numrin e vendeve të rezervuara, numrin e të pranuarve dhe numrin e të diplomuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë (romë, ashkalinj, egjiptianë, goranë, serbë, boshnjakë dhe turq), për secilin fakultet të UP-së, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e deri më sot. Përpos statistikave bazike dhe analizës së efekteve të masave të deritanishme, raporti sqaron se çka tregojnë numrat e arsimit të komuniteteve në UP ndër vite dhe shpjegon shkaktarët e këtyre rezultateve, qofshin kushtet ekonomike, mungesa e njohjes së avancuar të shqipes apo mungesa e interesimit për arsye tërësisht tjera.

Sipas gjetjeve të raportit, në dymbëdhjetë vitet e fundit në UP asnjëherë nuk janë plotësuar vendet e rezervuara më shumë se 50%. Plotësimi prej 50% është arritur vetëm në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa fakultetet tjera nuk e kalojnë shifrën prej 26%. Tutje, Fakulteti i Filologjisë e ka numrin më të madh të të diplomuarve me një përqindje prej 72.72%, kurse komunitetet me më së shumti të diplomuar nga të gjitha fakultetet janë: komuniteti turk me 119 të diplomuar, komuniteti boshnjak me 92 të diplomuar dhe komunitetet romë dhe egjiptianë me nga 9 të diplomuar secili. Raporti përmbyllet duke i theksuar çështjet me interes që i kanë problematizuar pikërisht dekanët e 11 fakulteteve të UP-së në intervistat që organizata Admovere i ka zhvilluar me ta.  

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark