×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nis gjykimi për “Currin” me shokë, në rastin ku akuzohen për fajde

    Insajderi
    30 October 2023 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur të mbahet seanca gjyqësore ndaj “Currit” dhe të tjerëve në rastin ku po akuzohen për fajde, shkruan Insajderi.

    Në nëntor të 2021-ës, prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojkut, Adil Thaqit,  Mentor Maqanit dhe  Sami Nikës.

    Përveç veprës penale “fajdeja”, të njëjtit dyshohen edhe për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Detyrim”.

    Në bazë të aktakuzës, Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku nga fundi i vitit 2013 deri në shtator të 2015-ës, kanë kryer veprën penale “Fajde” me qëllim përfitimin.

    Kurse i pandehuri Mentor Maqani, ka kryer veprat “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”, po ashtu me qëllim për përfitime për tu pasuruar.

    Prokurori i çështjes, kishte kërkuar nga gjykata kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

    Njoftimi i plotë  nga  Prokuroria Themelore në Prishtinë:

    Prishtinë, 20 nëntor 2021– Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19.11.2021, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark