×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti “Curri”| Avokati i Mentor Maqanit flet për Insajderin: Jemi të bindur së nuk ka prova për atë aktakuzë

    Insajderi
    21 November 2021 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Rudari, avokati mbrojtës i të pandehurit Mentor Maqani i akuzuar për veprat penale “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim” në rastin “Curri” ka thënë për Insajderin se aktakuza e ngritur ndaj klientit të tij nuk ka asnjë bazë dhe provë për veprën e ngarkuar nga prokuroria.

    Ai thotë se ende nuk kanë marrë materialet e aktakuzës dhe ende nuk e dinë se me çfarë vepre e ka ngarkuar prokuroria Mentor Maqanin, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ne nuk i kemi marrë provat deri tani por në bazë të procedurës që është zhvillu ne jemi të vetëdijshëm dhe të bindur së nuk ka prova për atë aktakuzë edhe pse nuk e di me çfarë vepre i ka ngarku prokuroria. Por jemi njoftu përmes medias  që është ngrit aktakuza por në realitet akoma nuk e kemi marr materialet që na takojnë që duhet me i jep prokuroria”, tha avokati Naim Rudari.

    Avokati mbrojtës pretendon se nga hetimet që janë zhvilluar deri me tani, prokuroria nuk kanë pas asnjë argument të vetëm.

    “Në  bazë të gjitha rrethanave në fazën e hetimeve që janë zhvillu të gjitha hetimet që i kanë ndërmarr nuk ka pas asnjë argument të vetëm, s’paku ashtu siç e ka fillu hetimet se ne nuk e dim tash me çfarë barre i kanë ngarku në atë aktakuzë për nga praktika që zhvillon prokuroria nuk ndryshon ne fund të hetimit me atë çfarë kanë nis në fillim edhe pse janë të pabazuara ngrit aktakuzën në formën e njejt”, thotë ai për Gazetën Insajderi

    Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngitur aktakuzë kundër Ismet Osmani-Curri, Ilir Bojku, Adil Thaqi,  Mentor Maqani dhe  Sami Nika.

    Këta akuzohet për veprat penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrim”.

    Në bazë të aktakuzës, Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku nga fundi i vitit 2013 deri në shtator të 2015-ës, kanë kryer vepren penale “Fajde” me qëllim përfitimin.

    Kurse i pandehuri Mentor Maqani, sipas prokurorisë ka kryer veprat “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”, po ashtu me qëllim për përfitime për tu pasuruar.

    Prokurori i çështjes, ka kërkuar nga gjykata kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark