×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi

    Insajderi
    01 June 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron.

    Takimi është duke u mbajtur në Kishinau të Moldavisë në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

    Pritet që temë kryesore e takimit të jetë situata e fundit e sigurisë në rajon e në veçanti, ajo në veri të Kosovës.

    Takimi trepalësh ishte planifikuar të mbahet rreth orës 17:00, por i njëjti tashmë ka filluar.

    Ndërkohë, në anën tjetër, presidentja Osmani është e shoqëruar nga shefi i kabinetit, Blerim Vela dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami./RTK

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark