Ballkani mbrëmë zhvilloi ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës, në të cilën pësoi humbje me rezultat 3:2. Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra kampione e Kosovës është nisur për në Kosovë megjithatë, është dashur të rikthehet në aeroportin e Pragës, shkruan Insajderi.
Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.
Megjithatë, rreziku i madh është evituar dhe tashmë skuadra nga Suhareka është nisur përsëri për në Prishtinë.
Rreth orës 10 të mëngjesit pritet që aeroplani i tyre të aterojnë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.