Rasti ka ndodhur me 13 shtator, por vetëm pas raportimit të Gazetës Insajderi, Policia e Kosovës ka filluar ta kërkojë personin i cili nga pamjet shihet teksa fut drogë në kamionin e kompanisë “Hajdini Comerc”. Kjo po ndodhë një muaj me vonesë.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për identifikimin e personit në videon, i cili sipas policisë është i gjatë rreth 1,65 cm.
“Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë i dyshuari është i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët dhe i njëjti po kërkohet për veprën penale “Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, thuhet më tej në njoftim.
Gazeta Insajderi ka raportuar para një jave se si një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku.
Për këtë rast Prokuroria e Pejës po e mbante në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër. Edhe mbi një muaj pas këtij rasti, Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Ministrja Albulena Haxhiu nuk e ka ndërprerë kontratën me këtë kompani, derisa në Prokurori nuk pranojnë që të tregojnë se as pas kësaj kohe a e kanë identifikuar personin që e fut drogën në kamion, ani pse ai nuk bartë as maskë e as dorëza.
Shoferi i arrestuar për rastin tanimë është liruar nga masa e paraburgimit disa ia zëvendësuar me masë të arrestit shtëpiak.
@insajderitv U kap duke futur drogë në kamionin e “Hajdini Comerc” – policia kërkon të dyshuarin #hajdinicomerc #insajderi #insajderitv #drogë #police ♬ original sound – Insajderi
Për këtë rast Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër. /Gazeta Insajderi