×
  • Sport
  • Sport

    ‘Një komb, një kombëtare’ – ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë një njoftim për anëtarët para sfidës me Çekinë

    Insajderi
    12 October 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Tifozat Kuq e Zi”, tifogrupi më i madh që mbështet kombëtaren e Shqipërisë, janë gati për takimin me Çekinë.

    Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “TKZ” lajmërojnë gjithë anëtarët për vendin e grumbullimit përpara marshimit drejt stadiumit “Air Albania”.

    POSTIMI:

    “Të dashur anëtarë,

    Tashmë, si zakonisht, vendtakimi përpara ndeshjes së sotme do të jetë tek Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” (përballë Piramidës) në krah të Bar ‘West’, Tiranë.

    Do të jemi aty që nga ora 15:00 dhe nisja për në stadium në grup do të bëhet në orën 18:00.

    Përjetësisht me ty Shqipëri! 1 Komb, 1 Kombëtare”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark