Kosova është vendosur në hartën e investimeve evropiane nga kompania më e njohur e hoteleve në botë, sidomos një brend i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të investimeve nëpër Evropë, “Marriot International” ka vendosur që të investojë në Kosovë në ndërtimin e dy hoteleve luksoze, ashtu sikurse është edhe standardi i ndërtimit të hoteleve nëpër botë.
I njohur për kriterin e lartë të ndërtimit dhe cilësisë hoteliere, ” Marriott International INC” ka zgjedhur “Marigona Tower” pjesë e kompanisë “Marigona Residence” si partner për të ndërtuar dy hotelet.
Marrëveshja mes “Marigona” dhe ” Marriott International INC” do të nënshkruhet me 28 mars 2018. Sipas informacioneve të para, ky investim do të kapë shumën prej 16 milionë eurove.
E dy hotelet do të ndërtohen në dy lokacione tejet të rëndësishme në Prishtinë. Hoteli “Four Points by Sheraton” do të ndërtohet në lagjen “Marigona Residence” ndërsa “Courtyard by Marriott” do të jetë në qendër të kryeqytetit.
https://www.instagram.com/p/BYWnSV7BPUR/?taken-by=fourpoints
Këto dy hotele janë vetëm dy projektet e fundit jashtëzakonisht serioze të ndërtuara nga “Marigona Residence” duke dëshmuar një kriter të lartë të profesionalizmit në këtë fushë.
Ashtu sikurse cilësia e ndërtimit dhe jetës në “Marigona Residence” është edhe cilësia e “Marriott International INC” e cila është e njohur për ndërtimin jashtëzakonisht cilësor të hoteleve.
Marriott International është zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, me 6500 sosh dhe ka nën markën e saj 30 brende të njohura që operojnë në 127 shtete të botës.
Hotelet e tyre janë të njohur me një ndërthurje të klasikes industriale dhe dizajnin modern duke qenë hotelet e preferuara për njerëzit që kalojnë tranzit por edhe për një qëndrim të jashtëzakonshëm për ushqimin dhe jetën lokale, të vendeve ku janë hotelet e kësaj kompanie./Insajderi.com