×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një vajzë e mitur tenton ta vras veten me medikamente në Gjakovë, policia jep detaje

    Insajderi
    04 January 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e mitur në Gjakovë ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili po ashtu bëri të ditur se vajza tashmë është në gjendje stabile shëndetësore.

    Dje rreth orës 21:00 në konsultim me prokurorin e shtetit, nga Stacioni Policor në Gjakovë, është iniciuar një rast “vetëvrasje në tentativë”, pasi viktima/femër e mitur kishte konsumuar një sasi të medikamenteve me qëllim që ta lëndoj veten. E njëjta është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, jashtë rrezikut për jetë“, konfirmoi Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark