Në Arbëri, ndodhet vendi ideal për të krijuar kujtime të bukura me njerëzit tuaj më të afërt dhe njëkohësisht është një vend ku mund të hani shëndetshëm, të rrini rehat në një prej ambienteve më të mira që keni parë, të pini kafe të mirë dhe të bëni një bisedë me mikun tuaj, shoqen e punës apo të kaloni kohë kualitative me familjen tuaj.
Është fjala për Meridian Express, një qendër në Arbëri e pajisur me market, restorant, kafe, kënd të lojërave, pamje të mrekullueshme e mundësi të pafundme pushimi, argëtimi apo pune.
Nëse shkon në Meridian Express në Arbëri, ju do të shihni njerëz që punojnë të qetë, njerëz që kryejnë takimet e tyre biznesore, njerëz që ushqehen me ushqimet më të mira e kualitative në Prishtinë, apo familje të lumtura që kalojnë kohën e tyre të lirë së bashku.
Meridian Express sot është adresa dhe destinacioni i mijëra qytetarëve, të cilët posa zgjohen në mëngjes dalin në derë të shtëpisë së tyre, për të blerë kafen, qumështin, bukën apo produktin më të mirë. Në marketet e Meridian Express blerësit gjejnë asortiman të gjërë të shumë produkteve, ne veçanti produkte unike në treg, mish e peshk të freskët e mbi të gjitha me çmime korrekte dhe të volitshme.
Të gjitha këto veçori e bëjnë shumë të veçantë Meridian Express-in në Arbëri, por mbi të gjitha, shërbimi, pastërtia, komoditeti dhe kualiteti i produkteve që do t’i merrni në këtë vend e bëjnë diferencën mes Meridian Express-it dhe çdo vendi tjetër në Prishtinë. Vizitojeni dhe binduni! Ju mirëpresim!