×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Njerëz që lidhen direkt me Vitinë e VV-në”, ish-ministri i Shëndetësisë tregon se ka kërkuar monitorim për inspektorët e rinj shëndetësor

    Insajderi
    27 October 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me 24 inspektorët e rinj shëndetësor. Pas publikimit të listës ka pasur reagime mbi atë se janë të afërt me partinë në pushtet dhe për atë se sa efektiv mund të jenë për shkak profilit të tyre.

    Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar ish-ministrin e Shëndetësisë e që është edhe nënkryetar i komisionit parlamentar, Armend Zemaj për të marrë një koment mbi këtë përzgjedhje.

    Zemaj ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka të meta profesionale.

    Dhe, njerëzit e përzgjedhur sipas tij kanë lidhje me figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Si rrjedhojë ai ka kërkuar monitorim të jashtëzakonshëm nga Këshilli i Pavaur Mbikëqyrës  për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

    Gjatë procesit kam marrë dhjetëra ankesa që ky proces i përzgjedhjes ka të meta profesionale, administrative dhe të ndërhyrjes për të zgjedhur persona që janë në lidhje direkte me njerëz me ndikim në MSh e VV”, i tha Zemaj Insajderit.

    Andaj pata kërku nga KPMShCK monitorim të jashtëzakonshëm sipas detyrës që më takon si deputet”, u shpreh ai.

    Kërkesa e Zemajt në KPMShCK është dorëzuar me 19 tetor.

    Insajderi ka kontaktuar KPMShCK-në për të parë nëse kërkesa e deputetit është marrë parasysh, dhe të njëjtit kanë deklaruar se tashmë ajo është duke u trajtuar.

    “Ju informoj se kërkesa në fjalë e cila është dorëzuar për monitorim të jashtëzakonshme nga ana e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me përzgjedhjen e inspektoreve shëndetësor, është proceduar në Këshill dhe se e njëjta do të trajtohet komfor Rregullores Nr.04/2018 për Procedurën e Monitorimit të Institucioneve të Administratës Publike lidhur me Zbatimin e Rregullave dhe Parimeve të Legjislacionit të Shërbimit Civil për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka thënë Ardita Perçuku Shyti nga KPMShCK.

    “Shumica infermierë nuk e di sa do të jenë efektiv dhe kompetent”

    Mbi këto punësime të reja ka reaguar gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija.

    Ai ka njoftuar se shumica e të angazhuarve janë infermierë. Njëri prej tyre edhe ish-kandidat për asambleist nga LVV.

    Vitija ka hedhur dyshime mbi atë se sa efektiv mund të jenë 24 inspektorët e rinj.

    “MSh ka punesuar 24 inspektore shendetesore. Pjese e tyre eshte edhe nje ish-kandidat per asamblist nga radhet e Levizjes Vetevendosje. Shumica e inspektoreve te punesuar jane infermiere. Me aq sa i pash pjesa me e madhe e tyre vijne nga mjekesia familjare, por ka edhe nga spitalet private”, ka shkruar Vitija

    “Nuk kam asgje kunder ketij profesioni as kunder ketyre njerezve. Por nuk e di sa do te jene efektiv dhe kompetent per te mbikeqyrur institucionet shendetesore”, shkroi ai.

    Vitija ka sugjeruar se do të ishte mirë që të njëjtit të trajnohen. Ai bëri thirrje që MSH përveç numrit të rrit edhe cilësinë.

    “Sidoqofte shpresoj shume qe se paku te kete trajnime per ta dhe te fuqizohen ne monitorim. Por kjo nuk mjafton. Perveç rritjes se numrit te inspektoreve, MSh duhet te kujdeset qe te rris edhe cilesine dhe performancen ne menaxhimin e Inspektoratit. Me menaxhimin aktual eshte e kot. Edhe me 100 inspektore do te shkonte drejt deshtimit”.

    /Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark