×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njëri nga kërcënuesit e pjesëtarëve të KFOR-it i njohur për organet e drejtësisë – Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    27 February 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izjet Halilaj është njëri prej të arrestuar si i dyshuar për kërcënim të karabinerëve Italian, gjatë qëndrimit të këtyre të fundit në fshatin Lubiçevë. Halilaj del të jetë i njohur edhe më parë nga organet e rendit. Ka aktakuzë për vjedhje. Insajderi ju sjell detajet.

    Në vitin 2018 ndaj Izjet Halilaj, tani 30 vjeçar ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    Halilaj së bashku me një të dyshuar tjetër, akuzoheshin se më 17 prill 2016, në orë të pavërtetuar, në fshatin Brodosan, Komuna e Dragashit, në shtëpinë e të dëmtuarit S. Hasani, të pandehurit në bashkëveprim, duke thyer, kaluar, apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura ose duke hequr pengesat e tjera, me qellim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit, i afrohen shtëpisë se tij, ku me mjet të fortë, të përshtatshëm, hapin dritaren e banjës dhe hyjnë brenda.

    Sipas aktakuzës, ata me mjet të përshtatshëm thyejnë edhe derën e hyrjes se shtëpisë, demolojnë edhe gjerat e shtëpisë, ku nga aty marrin veshjet e nusërisë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

    Me këto veprime, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga paragrafi 327,paragrafi 1,nenparagrafi 1.1 lidhur me nenin 31 te Kodit Penal.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark