×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Njeriu i LDK-së dyshohet se i mori 8 mijë euro ryshfet për ta favorizuar një ndërtues villash në Brezovicë

    Insajderi
    29 May 2022 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhelil Bekteshit, ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, të premten i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Ai u arrestua me 26 maj nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Dosja e prokurorisë të cilën e posedon Insajderi tregon arsyen se pse i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Bekteshi dyshohet se i ka marre 8 mijë euro ryshfet nga një biznesmen që po ndërton një kompleks villash në Brezovicë.

    Insajderi ka zbuluar se bëhet fjalë për biznesmenin Blerim Imeri, i njohur në komunitetin e biznesit me nofkën “Blerim Shkupi”.

    Xhelil Bekteshi dyshohet se kundërligjshëm ka dhënë pëlqimin për kyçjen në rrugën Shtërpcë-Sharr.

    Lexo edhe: Një muaj paraburgim për Xhelil Bekteshin dhe pronarin e Hotel Golden

    Kjo kyçje mundëson futjen në vilat e  biznesmenit Imeri. Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, Bekteshi këtë vendim  e ka marre në vitin 2016. Atë vit Bekteshi ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Bekteshit. Ai në postin e sekretarit ishte emëruar në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Lutfi Zharku i LDK-së

    Lexo edhe: Ish-drejtori i Isa Musafës që u avancua në sekretar nga Lutfi Zharku: Ky është ish-sekretari i arrestuar për rastin Brezovica

    Xhelil Bekteshi ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Lutfi Zharku i LDK-së.

    Në kohë sa mbante këtë pozitë Bekteshi akuzohej për ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ishte ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burgim prej 3 vite burgim. Ai po ashtu ishte gjobitur me 30 mijë kompensim.

    Para se ta merrte këtë pozitë Bekteshi ka qenë drejtor i buxhetit në Komunën e Prishtinës, në kohën kur drejtohej nga Isa Mustafa.

    Afërsia e biznesmenit Blerim Imeri me ish-kryetarin e arrestuar të Shtëprcës

    Ne vendimin për caktimin e paraburgimit për ish-kryetarin e Shtërpcës, prokuroria pretendon se ish-kryetarit të Shtërpcës i ishin dhënë ryshfet 100 mijë euro  nga biznesmeni nga Shkupi, Blerim Imeri dhe 240 mijë ortaku i tij Rijad Hasani.

    “Ish-kryetarit të Shtërpcës i ishin dhënë ryshfet 240.000 euro nga personi përgjegjës i ndërmarrjes “Arena Sport”,  Rijad Hasani, 100 mijë euro nga Blerim Imeri, 80 mijë euro respektivisht 30 mijë euro nga dy investitorë fizik, 40.000 mijë euro nga investitorët e lagjes “Sarova” dhe 40.000 euro nga investitorët e lagjes Kashtanjeva një veturë “Range Rover” në vlerë prej 78.000 euro dhe 5 shtëpiza në vlerë rreth 300.000 euro, për dhënien e lejeve ndërtimore që ishin dhënë në kundërshtim me Ligjin mbi Ndërtimin, Ligjin mbi Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, thotë prokuroria.

    Biznesmeni Blerim Imeri u arrestuar me 22 dhjetor së bashku me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, Sasa Milosavljevic, Dimitrije Raiceviq, Sasa Spasiq, Hysni Bajrami, Raif Bajrami, Dragomir Mihajloviq dhe Rijad Hasani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark